Prizren: Dezinfektohen objektet e Policisë dhe Zjarrfikësve
Nëpërmjet një njoftimi nga faqja e tij zyrtare në “facebook”, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë është bërë dezinfektimi I objekteve të policisë dhe atij të zjarrfikësve në Prizren .
“ Të dashur qytetarë!
Ndër masat për parandalimin e virusit COVID-19 është edhe dezinfektimi. Sot përmes Drejtorisë së Bujqësisë janë dezinfektuar objektet e Policisë së Kosovës dhe Brigada e Zjarrfikësve dhe disa hapësira publike.
Deri më tani Komuna e Prizrenit ka dezinfektuar gjitha hapësirat e objekteve administrative të Komunës së Prizrenit, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Mirëqenjes Sociale, Drejtoria e Financave, Shtëpia e Kulturës, Administrata e Ekoregjionit, hapësirat dhe objektet e stadionit të qytetit “Përparim Thaqi”
Kemi vendosur dezifektant në të gjitha hapësirat ku ofrohen shërbimet si për zyrtaret e poashtu edhe për palët qe kërkojnë shërbime.
Drejtoria e Shërbieve Publike ka kërkuar deinfektimin e gjithë transportuesve publik dhe të stacionit të autobusëve dhe këto tanimë janë dezinfektuar, Drejtoria e Inspektorateve ka monitoruar dezinfektimin.
Falënderoj edhe kompanitë e taksive që kanë nisur dezinfektimin e autombjeteve të tyre.
Së fundi falënderoj stafin mjekësor e cila vazhdon punën në ofrimin e shërbimeve dhe në identifikimin e rasteve në bazë të thirrjeve telefonike.
Pa panikë dhe me përkushtim do të kalojmë këtë sfidë dhe të bëjmë gjitha që të parandalojmë përhapjen e virusit COVID-19.
Tani është koha për bashkëpunim dhe mirëkuptim!
Mbetshi me shëndet dhe na priftë e mbara, ka shkruar kryetari Haskuka.