02-05-2024

Prizren: Dheu i shembur i zë tre punëtorë, njëri pëson lëndime të rënda

Sot, ka ndodhur një incident në lagjen Arbana në Prizren, ku tre punëtorë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shembjes së dheut. Të lënduarit, të cilët po kryenin punime në rrugën “Kastriotët” i ka zënë dheu i shembur, por fatmirësisht janë shpëtuar, raporton Gazeta Sinjali.

Zjarrfikësit kanë arritur të intervenojnë, me ç’rast tre punëtorët janë nxjerrë dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Njëri prej tyre është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare për shkak se ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për ngjarjen janë vënë në dijeni edhe Policia dhe Prokurori i Shtetit dhe si rezultat një person është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Asnjë koment

Comments are closed.