28-04-2024

Prizren: Digjet shtëpia, mbi 2 mijë euro dëmi

Kulmi i një shtëpie është kapluar nga flakët gjatë ditës së sotme në Prizren, ku përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në lagjen “Sefedin Lajqi”, ku edhe është lokalizuar zjarri.

   

Ai shtoi se ankuesi ka deklaruar se ka dyshime që kulmi ka marrë zjarr nga oxhaku i shtëpisë.

“Zjarri ka ndodhur në ora 15:15 në rrugën Sefedin Lajqi. Është raportuar nga ankuesi, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarrëfikësit. Është vërejtur që është ndezë kulmi i shtëpisë nën dyshimet e ankuesit që është ndezë oxhaku në shtëpi. Po ashtu, kanë ardhur edhe përfaqësuesit e KEDS-it. Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar”, u shpreh Bytyqi.

Ai shtoi se dëmi i shkaktuar llogaritët të jetë 2500 euro.

Asnjë koment

Comments are closed.