27-04-2024

Prizren: Dijedona Elezi përfaqëson Kosovën në Garat Ndërkombëtare në Qipro

Në kuadër të Projektit Kemankesh, në bashkëpunim me Klubet e Shigjetarisë Tradicionale në Mamushë u organizuan kualifikimet për pjesëmarrje në Garat Ndërkombëtare të kësaj fushe, që do të mbahet në muajin korrik në Qipro, raporto Gazeta e Prizrenit.

Sipas njoftimit, në kualifikimet që u organizua në dy kategori: meshkuj dhe femra, pjesëmarrës ishin sportistët nga klubet përkatëse të Prizrenit, Prishtinës, Pejës dhe Mamushës.

Në fund të kualifikimeve në kategorinë e femrave sportistja e klubit të Shigjetarisë Tradicionale nga Prizreni, Dijedona Elezi, fitoi të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në Garat Ndërkombëtare në Qipro.

Pas garave të Kupës Fetih, garistja Elezi këtë herë do të përfaqësoj Kosovën edhe në garën ndërkombëtare,  “Qipro 2022”.

Asnjë koment

Comments are closed.