24-11-2024

Prizren: Djali i ik nga Kosova, babai i kërkon falje që nuk mundi t’ia plotësonte kushtet

Të shtunën në mesditë ai është përgatitur dhe ka marrë rrugën drejt kurbetit, sikur shumica e të rinjëve në vend.

Afrimi, babai i Besarit, përmes një njoftimi, është shprehur i pikëlluar për ndarjen me të birin.

Image

 

 

 

 

 

 

Kabashi ka shkruar se asnjëherë nuk ka menduar që do të ketë këso lloj ndarje me të.

Madje ai, i kërkoj falje djalit duke iu drejtuar “ më fal në qoftëse nuk kam mundur t’i plotësoj kushtet e të mos kishim nevojë për këtë”.

“Eu Besi Euuu…

Edhe ti …..

Kurrë nuk e kam menduar më parë se do të kemi këso ndarje!

Më fal në qoftëse nuk kam mundur ti plotësoj kushtet e të mos kishim nevojë për këtë.

Ju bashkangjite gjeneratës sate.

Rrugë të mbarë e të priftë shëndeti Biri Im .

“BABI“”, ka shkruar Afrim Kabashi.

Një banor nga Prizreni për IndeksOnline ka treguar se mbi 60% e të rinjëve nga larguar nga vendbanimi Korishë, në komunën e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.