Prizren: Djali ushtron dhunë ndaj babait, ai e sulmon në vetëmbrojtje dhe e lajmëron në Polici
Në një familje në Prizren, dje një burrë ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e raportuar djalin e tij për dhunë fizike.
Gazeta Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre dhe nisi pas një mosmarrëveshje që eskaloi në sulm, ku për pasojë është përfshirë edhe viktima.
Sipas informacioneve të para, pasi situata është tensionuar, edhe babai, në vetëmbrojtje e ka sulmuar të birin dhe më pas e ka lajmëruar Policinë.
Me të marrë informatën, njësitet policore janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion për intervistim.
Gjatë dhënies së dëshmisë, i dyshuari e ka mohuar të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, duke pohuar se kanë pasur vetëm konflikt verbal.
Me t’u përfunduar procedurat e nevojshme, me urdhër të prokurorit, ndaj te dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.