Prizren: Dorëzohet në Polici ‘Kobra’, deklaron se ishte jashtë vendit
Personazhi i njohur për publikun si ‘Kobra’ që po kërkohej nga Policia që disa ditë pasi dyshohet se është përfshirë në një përleshje një nga klubet e natës në Prizrenit, tashmë është dorëzuar. Dibran Hoxhaj, është duke u intervistuar në stacion policor në lidhje me këtë rast, thonë burimet e Gazetës Sinjali.
Gjatë intervistimit, Sinjali mëson se ai ka deklaruar se ka qenë jashtë vendit dhe në momentin që ka marrë ftesën është dorëzuar.
Ai po dyshohet se është i përfshirë në një rrahje të para disa ditëve. Sinjali raportoi mbrëmë se gjithçka u zbulua pas denoncimit të viktimës në Polici, i cili raportoi se është sulmuar fizikisht nga Kobra. Sipas dëshmisë së viktimës i cili ishte në gjendje të dehur, përleshja ka ndodhur në diskotekë dhe motivi që shtyu drejt përleshjes janë problemet e mëhershme mes tyre.
Njësitë policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje për të kapur Kobrën, mirëpo ai ka qëndruar në arrati deri sot.