Gjatë javës që po lëmë pas në Prizren është regjistruar numër i njëjtë i foshnjave të porsalindura, sikur javën paraprake.
Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” kanë lindur 67 fëmijë, ndërsa për dallim nga java paraprake, janë regjistruar dy raste të lindjeve gemellare (binjak), shkruan “GazetaePrizrenit.net ”.
Këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, gjithsej 39 djem apo 11 më shumë se vajza, numri i të cilave është 28.
Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo java, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve /GazetaePrizrenit.net/