Prizren: Dy javët e fundit numër i njëjtë i foshnjave të porsalindura

Gjatë javës që po lëmë pas në Prizren është regjistruar numër i njëjtë i foshnjave të porsalindura, sikur javën paraprake.

Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” kanë lindur 67 fëmijë,  ndërsa për dallim nga java paraprake,  janë regjistruar dy raste të lindjeve gemellare (binjak), shkruan “GazetaePrizrenit.net ”.

Këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, gjithsej 39 djem apo 11 më shumë se vajza, numri i të cilave është 28.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo java, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve /GazetaePrizrenit.net/