Dy raste të falsifikimit të kartmonedhave në vlerë prej 100 eurove janë hasur në Prizren.
Sipas policisë, në rastin e parë, një person ka njoftuar se pasi ka bërë blerje në barnatore, gjatë kthimit të kusurit, i është kthyer një kartë-monedhë prej 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Njësia policore është duke e hetuar rastin.
Në rastin tjetër, nga zyrtarë të bankës në rrugën “Ekrem Rexha” është raportuar se përmes bankomatit, një i dyshuar kosovar kishte deponuar një monedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net