26-04-2024

Prizren: Dy raste të falsifikimit të kartmonedhave prej 100 eurosh  

Dy raste të falsifikimit të kartmonedhave në vlerë prej 100 eurove janë hasur në Prizren.

Sipas policisë, në rastin e parë, një person ka njoftuar se pasi ka bërë blerje në barnatore, gjatë kthimit të kusurit, i është kthyer një kartë-monedhë prej 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Njësia policore është duke e hetuar rastin.

Në rastin tjetër,  nga zyrtarë të bankës në rrugën “Ekrem Rexha” është raportuar se përmes bankomatit, një i dyshuar kosovar kishte deponuar një monedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.