Prizren: Dy raste të posedimit të substancave narkotike
Policia ka raportuar për dy raste të posedimit të substancave narkotike, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se njëri rast ka ndodhur në Prizren, ndërsa tjetri në fshatin Peqan të Suharekës.
Raporti i policisë
Rr. Sami Frashëri 08.11.2020-13:45. Është raportuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit m/k është gjetur dhe është sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Fshati Peqan, Suharekë 08.11.2020-16:20. Është raportuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit m/k është gjetur dhe është sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 2 gramë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/