05-05-2024

Prizren: Dy raste të posedimit të substancave narkotike

Policia ka raportuar për dy raste të posedimit të substancave narkotike, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se njëri rast ka ndodhur në Prizren, ndërsa tjetri në fshatin Peqan të Suharekës.

Raporti i policisë

Rr. Sami Frashëri  08.11.2020-13:45. Është raportuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit m/k është gjetur dhe është sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Fshati Peqan, Suharekë  08.11.2020-16:20. Është raportuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit m/k është gjetur dhe është sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 2 gramë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.