Policia ka njoftuar për një vjedhje në Prizren, ndërsa viktimë është një femër, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në raportin 24 orësh, thuhet se dy persona me datën 12 të këtij muaji dyshohet t’i kenë vjedhur nga vetura një femre katër palë syze.
“VJEDHJE
Prizren 12.04.2021-19:25. Me 15.04.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në datën e lartcekur, dyshohet nga vetura i kishin vjedhur viktimës femër kosovare katër palë syze, në vlerë rreth 1000€. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.