27-04-2024

Prizren: Dy të arrestuar, një femre i vodhën syze në vlerë 1 mijë euro!

Policia ka njoftuar për një vjedhje në Prizren, ndërsa viktimë është një femër, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në raportin 24 orësh, thuhet se dy persona me datën 12 të këtij muaji dyshohet t’i kenë vjedhur nga vetura një femre katër palë syze.

“VJEDHJE

Prizren 12.04.2021-19:25.   Me 15.04.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në datën e lartcekur,  dyshohet nga vetura i kishin vjedhur viktimës femër kosovare  katër palë syze, në vlerë rreth 1000€. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Asnjë koment

Comments are closed.