27-07-2024

Prizren: Dy të arrestuar për gjuajtje me armë në ahengje familjare

Dy persona janë arrestuar në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit për gjuajtje me armë në ahengje familjare, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin policor, thuhet se në rastin e parë, të ndodhur në rrugën e “Ulqinit” në Prizren, policia ka konfiskuar një armë gjuetie, Cifsan CSP 555 cal-12, 28 fishekë dhe dy gëzhoja.

Rasti i dytë ka ndpdhur në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, ndërsa policia ka konfiskuar armën-pistoletë Gap me një karikator me pesë fishekë.

Rastet e të shtënave më armë, për të festuar nëpër ceremonitë familjare edhe në rajonin e Prizrenit janë tepër të shpeshta. Për fat të keq në disa raste, ato kanë përfunduar me pasoja tragjike, sikur ishte rasti  që ndodhi në muajin prill, në Mushtisht të Suharekës, kur nga të shtënat e pakontrolluara pësoi me jetë një i mitur 14 vjeçar. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.