06-05-2024

Prizren: Dy të arrestuar për prostitucion

Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar janë arrestuar në Prizren për mundësim apo detyrimi në prostitucion, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Ismail Kryeziu”.

“Lidhur me rastin është kontrolluar një lokal, në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar një DVR, një arkë fiskale, pesë telefona celular dhe 354 euro para”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.