Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë therur me thikë një person në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren.
Për shkak të lëndimeve të rënda, viktima është duke u trajtuar në spital, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Viktima është duke u trajtuar në spital dhe sipas mjekëve gjendjen e ka stabile. Me urdhër të prokurorit është bastisur një banesë ku janë gjetur dhe konfiskuar tre brisqe të cilat dyshohet se janë përdorë në rast dhe 2.12 gram heroinë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net /