90 policë në karantinë, patën kontakte me persona të ardhur

90 zyrtarë policorë janë vetizoluar si pasojë e kontaktit me të ardhurit nga vendet e jashtme, si Zvicër, Londër, Serbi, Amerikë, Gjermani.

Ndërsa mbi 200 pjesëtar policor janë liruar që kanë sëmundje kronike deri në përfundim të virusit Covid-19.

Në një përgjigje nga Policia e Kosovës për IndeksOnline kanë thënë se në numër i zyrtarëve policor të cilët kanë sëmundje të rënda dhe një pjesë e stafit civil janë liruar, përderisa një pjese e tyre sipas nevojë kryejnë detyra administrative përmes pajisjeve elektronike.

Tutje, nga Zimp thonë se , asnjë zyrtar nuk është i infektuar me Koronavirus, ka disa zyrtar që janë sugjeruar për vetë izolimi.

“Një numër i zyrtarëve policor të cilët kanë sëmundje të rënda dhe një pjesë e stafit civil janë liruar, përderisa një pjese e tyre sipas nevoje kryejnë detyra administrative përmes pajisjeve elektronike.

Deri më tani fatmirësisht, asnjë zyrtar nuk është i infektuar me Koronavirus, ka disa zyrtar që janë sugjeruar për vetë izolimi dhe izolimi i detyruar ka rrjedhë me rekomandim të Ekipeve Mjekësorë nëpër pikat kufitare, ( pas ardhjes së tyre nga vende të ndryshme si ; Zvicër, Londër, Serbi, Amerikë, Gjermani etj.).

Çdonjëri  prej tyre ka Udhëzimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe nga Ekipet Mjekësore  në pikat Hyrëse të Kosovës .Në këto udhëzime i kanë sqarimet ; Sa kohë kanë me qëndruar në vetë karantinë, se si duhet te vetë izolohen  dhe sa munden me pas kontakt me të tjerët dhe këshilla të tjera të nevojshme, komfor ndryshimit të situatës së krijuar shëndetësore”, thuhet në përgjigje për IndeksOnline.

Por, Policia e Kosovës tashmë po punon edhe me orar 12 orësh, me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore si dhe zbatimin e vendimeve të Qeverisë së RKS-së.

Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes të të gjithë zyrtarëvë policorë dhe në veçanti zyrtarëve në pikat kufitare, në lidhje me situatën rreth Koronavirusit ka ndërmarrë masat të menjëhershme përmes aktiviteteve nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë  siç janë: (Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi) në të gjitha pikat kufitare, stacioneve dhe objekteve policore proces i cili është në vazhdim.

“Me qëllim të vetëdijësimit dhe informimit ka përgatitur posterat me këshilla mjekësore si dhe ka mbajtur ligjërata informuese në të gjitha pikat kufitare me pjesëtarët e policisë dhe do të vazhdoj me njësi të tjera policore  si dhe  ka shpërndarë maska  për policët kufitarë duke përfshirë edhe pikën kufitare të Aeroportit si dhe rajonet e njësitet tjera policore”./IndeksOnline/