18-04-2024

Prizren: E frenon veturën në shpejtësi, pasagjeri rrëzohet nga prapa, bëhet për spital  

Viktima ka marrë ndihmën e parë mjekësore në emergjencën e spitalit e më pas është dërguar me autoambulancë për në QKUK në Prishtinë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Veprimet policore ishin të menjëhershme. Lidhur me rastin është informuar Njësiti i Hetimeve dhe Forenzika të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mund të jetë një imazh i teksti

Sipas dëshmitarëve, rasti kishte ndodhur kur viktima kishte dalë nga një  lokal në gjendje të dehur i cili më pas është rrëzuar.

Sektori i hetimeve në Prizren duke punuar me profesionalizëm duke bërë  vëzhgimin e kamerave, kanë arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin, e më pas arrestimin e të dyshuarit V. K.(viti i lindjes 1999),.

I dyshuari  ka qenë duke drejtuar një veturë në kohën kur viktima A G .(viti i lindjes 2002) ka qenë në veturë, në pjesën e përparme, me ç’ rast i dyshuari V K ka frenuar veturën dhe viktima ka rënë nga pjesa e përparme e veturës në tokë, ku edhe ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit të shtetit , i dyshuari  ndalet në qendrën e ndalimit për 48 orë./IO

Asnjë koment

Comments are closed.