23-11-2024

Prizren: “Ec-i” kërkon argumentimin nga komuna para se të pritet lisi në Mullirin e Tabakhanës

OJQ “ Ec ma ndryshe” përmes një komunikate për media, ka thënë se komuna e Prizrenit përmes një njoftimi ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të bëhet prerja e një lisi në Mullirin e Tabakhanes, duke qenë se QRTK-ja ka vlerësuar se rrënjët e lisit paraqesin rrezik për murin dhe jazin në këtë mulli dhe ka rekomanduar evitimin e këtij rreziku.

EC Ma Ndryshe kërkon nga organet përgjegjëse që para se të ndërmarrin çfarëdo veprimi, t’i paraqesin argumentet e plota rreth këtij vendimi, si dhe për hir të transparencës të publikojnë raportet e vlerësimit dhe gjithë ekspertizën lidhur me këtë çështje, thuhet në fund të kësaj komunikate.

Asnjë koment

Comments are closed.