26-04-2024

Malishevë: Asamblisti poston video, nuk është duke rënë borë, por pluhur nga ”Gurthyesi i Thaçit”

Por pavarësisht këtij vendimi, një nga gurthyesit që operon në rajonin e Malishevës po punon me kapacitet të plotë, madje duke shkaktuar edhe ndotje të madhe të ambientit.

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Malishevë nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka postuar një video të një gurthyesi ku shihet pluhur i madh.

“Nuk është duke rënë borë, por pluhur nga ”Gurthyesi i Thaçit” i cili operon mbi fshatin Astrazup. Kjo është njëra nga arsyet se përse kemi marrë vendim në Kuvendin Komunal të Malishevës për pezullimin e pëlqimeve të dhëna nga komuna për operimin e gurthyesve. Ku janë inspektorët e nivelit lokal dhe atij qendror?”, është statusi i Krasniqit i përcjell me një video./IndeksOnline/

Vendimi i KK që ndalon operimin e gurthyesve në Malishevë

Asnjë koment

Comments are closed.