24-04-2024

Deklarohet i pafajshëm drejtori i ndërmarrjes “Favor Plus” në Suharekë, akuzohet për vetëgjyqësi

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ramadan Koro, i akuzuari ka deklaruar se e kupton akuzën, por nuk e pranon fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Gashi gjithashtu ka deklaruar se heq dorë nga shqyrtimi i dytë dhe ka kërkuar nga gjykata që të vazhdohet me shqyrtim gjyqësor.

Kërkesa në fjalë nuk është kundërshtuar nga prokurori Koro dhe si e tillë është aprovuar nga gjykatësi i rastit, Qemail Suka.

Shqyrtimi kryesor për këtë rast pritet të fillojë më 31 mars 2020, në ora 9:00.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 25 shkurt 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj Avni Gashit, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “vetëgjyqësia”.

Avni Gashi akuzohet se në cilësi të drejtorit të ndërmarrjes “Favor Plus”, ushtron në mënyrë arbitrare të drejtën e tij për të cilën mendon se i takon, duke mos u drejtuar tek organet kompetente, ne atë mënyrë që e ndërron cilindrin e derës kryesore në firmën SH.P.K “Favor Plus”, duke shfryrëzuar kompetencen e tij në cilësi të drejtorit në këtë firmë, duke mos e paralajmëruar të dëmtuarin, bashkë aksionarin Blerim Gashi, ashtu që me këtë veprim ia ka pamundësuar qasjen në zyre për ushtrimin e veprimtarisë në afarizmin e tij./Betimipërdrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.