08-09-2024

Prizren: Festivali “Ngom Fest” nuk kalon pa incidente, 6 persona të arrestuar shkaku i përdorimit të drogës

Festivali “Ngom Fest”, i cili është duke u mbajtur nga data 11 korrik, në kalanë e qytetit të Prizrenit, nuk ka kaluar pa incidente as këtë vit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjatë tri netëve të këtij koncerti, 6 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Arrestimi i tyre ka ardhur si shkak i posedimit të paautorizuar të narkotikëve, merr vesh Sinjali.

Ndryshe, adhurues të muzikës, nga vendi dhe shtete të tjera, po marrin pjesë në festivalin që sjell në skenë grupe të rëndësishme nga shumë vende evropiane, si  Dub FX, P.İ.N.T, Roman Flügel, Jennifer Cardini, Ya Jinna, Sol Orgeta, Anabel Arroyo, La Fazani, Gurthang, Alisa B2B elErleta, Almarin, Adrian Maxhuni, Mscrram, Boni Hamzallari & Band, Euphoric, Fatarksen

Asnjë koment

Comments are closed.