Prizren: Filloi rrënimi i shtëpisë që ka bllokuar hyrje-daljen e Transitit të ri
Është rrënuar gjatë ditës së sotme shtëpia në rrugën e re transitore që lidh magjistralen Prishtinë dhe Gjakovë.
Kështu ka njoftuar Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
“Në bashkëpunim me familjen dhe pronarët, sot u rënua shtëpia në rrugën e re transitore që lidh magjistralen për në Prishtinë dhe Gjakovë, nga hyrja e lagjes “Dardania” për në “Arbanë”- ka njoftuar Totaj në Facebook.
Kryetari i Prizrenit shtoi se segment rrugor do ta bëjë shkarkimin e trafikut në Prizren dhe do të shërbejë për qasje më të lehtë e më të shpejtë të banorëve të kësaj zone në qytet.