20-04-2024

Prizren: Foshnja e parë për vitin 2021 është vajzë

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, fëmija i parë për këtë vit është i gjinisë femërore, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ajo ka lindur në ora 00.30 minuta, me peshë 2.750 gram.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Spitalit, Prof.Ass.dr.Afrim Avdaj!

Nuk janë dhënë shënime të tjera, pos që nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.