Prizren: Fqinji i theu hundën 4-vjeçarit, flet prindi i tij: E mori nga duart e nënës sime dhe e goditi
Një akt brutal ka ndodhur në Prizren pasi një katërvjeçar është sulmuar nga fqinji i tij.
Për këtë rast ka folur prindi i 4-vjeçarit, Përparim Bajraktari që rrëfeu të gjithë ngjarjen.
“Jam kthyer në shtëpi, fqinji e ka sulmuar, kemi shtëpinë pesë metra larg, sulmi ka qenë tentim vrasje, akt brutal, është shumë rëndë, ia ka thyer hundën, ka goditur një fëmijë katër-vjeçar, një i rritur, baba i tre fëmijëve, fqinji përballë, Xhe. Totaj”, thotë prindi i 4-vjeçarit.
“Është edhe më e keqja, pasi ka ndodhur rasti nuk është interesuar askush për me ardh me pyet si është fëmija, unë s’kam qenë prezent aty”, tregoi tutje.
“Unë dola, se natë feste, te varrezat. Djalin e lash në oborr, ishte duke luajtur, në prezencë të fëmijëve të tij e ka rrah, në sy të nënës sime, e ka marr nga duart e saj dhe e ka goditur”, tha ai për Klanin.