28-05-2024

Fenerbahce dënohet rëndë për largimin nga fusha në finalen e Superkupës ndaj Galatasarayt

Fenerbahce është njoftuar me dënimin nga Federata Turke e Futbollit pas largimit nga fusha e lojës.

Fenerbahce fillimisht vendosi ekipin U19 në lojë në finalen e Superkupës ndaj Galatasarayt në shenjë proteste, ndërsa pas minutës së parë, ekipi u tërhoq tërësisht nga fusha.

Klubi nga Stambolli u gjobit me 115,466.80 euro, ndërsa ndeshja u regjistrua me rezultatin zyrtar 3-0 në favor të Galatasaray.

Anëtari i Bordit, Ahmet Ketenc është suspenduar nga detyra për 2 muaj për shkak të largimit të skuadrës nga fusha dhe është dënuar me 15 mijë euro gjobë./GE

Asnjë koment

Comments are closed.