03-05-2024

Prizren: Gjendet një mjet i pashpërthyer

Rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar toger Shaban Osmanollaj, Drejtor i Zyrës për Informim në Policinë në Prizren.

” Është gjetur një mjet i pashpërthyer në një shtëpi e cila ishte duke u renovuar. Mjeti është gjetur në kulmin e kësaj shtëpie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 në rrugën “Adem Jashari” “- tha Osmanollaj.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes janë njësitet policore të cilët po merren me rastin.

Osmanollaj tregoi se është ftuar edhe ekipi i veçantë për ta larguar mjetin.

Asnjë koment

Comments are closed.