Sot, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetëvrasje me varje, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës.
Rasti e ka konfirmuar për portalin “Gazeta e Prizrenit”, zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Viktima është A.K. viti i lindjes 1970, mashkull.
Pas përfundimit të kqyrjes së vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë
Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve. /Gazeta e Prizrenit/
Lexo edhe: