04-05-2024

Prizren: Reagon kreu i degës së AAK-së, Krasniqi: Kryetari Totaj “talent i gënjeshtrave”

Kryetari i degës së AAK-së, Besnik Krasniqi, sot ka reaguar ndaj Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, duke i thënë se perfomancë solide për të është serviliteti, blerja dhe kontrabandimi i votës së kuvendarëve servilë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Komuna e Prizrenit ka dalë shumë keq në nivel të Kosovës sa i përket performancës për menaxhimin e fatkeqësive, ku në nivel vendi,  siç  shihet  edhe në tabelën e publikuar,  Prizreni rangohet i 30-i apo i parafundit me 00%. Kjo del nga raport i  performancës së Komunave të Kosovës për këtë fushë gjatë vitit 2022, publikuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ndër të tjera, përmes “facebok-ut” Krasniqi e vlerësoi Totajn, si kryetari më dështak që ka pasur ndonjëherë komuna e Prizrenit.

Postimi i tij:

Ku mbeti performanca solide e Drejtorisë së Emergjencave talent i gënjeshtrave?!

Për ty performancë solide është serviliteti, blerja dhe kontrabandimi i votës së kuvendarëve servilë.

Të pata thënë shijoji muajt e mbetura si Kryetari më dështak që ka pasur ndonjëherë komuna e Prizrenit.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit “në fund t’pusit” për performancë në Kulturë, Rini dhe Sport ( Dokument )

 

Asnjë koment

Comments are closed.