12-10-2024

Komuna e Prizrenit “në fund t’pusit” për performancë në Kulturë, Rini dhe Sport ( Dokument )

Komuna e Prizrenit ka dalë shumë keq në nivel të Kosovës sa i përket performancës në Kulturë, Rini dhe Sport. Nga 31 Komunat, Prizreni është radhitur në vendin e 30-të apo të parafundit,  raporton Gazeta e Prizrenit.

Ndonëse kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, drejtonte fjalë lavdërimi në adresë të drejtuesve të këtij sektori, raport i  performancës së Komunave të Kosovës për këtë fushë gjatë vitit 2022, publikuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, tregon të kundërtën.

Nga 31 Komunat në të cilat janë bërë matjet, Prizreni radhitet në vendin e 30-të apo të parafundit me vetëm 26.12 %. Kësisoj komuna e dytë për nga madhësia në vend ka dalë vetëm një vend para Mamushës, që rangohet e fundit me 00 %.

Referuar raportit,  e para ka dalë Gjakova me 100 %, aq sa ka edhe Komuna e Rahovecit, por renditet e 8-ta. Malisheva është në vendin e 13, e Suhareka e 18-ta. Komuna e Prizrenit duhet ta merr shembull edhe Dragashin, pasi është  ranguar katër vende para Prizrenit.

Në raportin e MAPL-së, thuhet se në kuadër të kësaj fushe maten aktivitetet komunale kulturore, rinore dhe sportive, si një nga kompetencat vetanake të komunave. Fusha mbulon edhe shërbimet e ofruara nga komunat që kanë të bëjnë me kulturën, rininë dhe sportin, përfshirë hapësirat sportive. Fusha matë performancën duke e krahasuar me numrin e banorëve për arsye që të jetë më e balancuar ndaj komunave me shumë banorë dhe atyre me më pak banorë.

Përpos kësaj Komuna e Prizrenit është radhitur në vendin e 15-të edhe në fushën e transparencës. Pos dy komunave më të vogla të rajonit tonë, Rahovecit e Suharekës që janë në vendin e 3 përkatësisht të 5-të, Komuna e Prizrenit është prapa edhe komunave tjera të mëdha si Prishtina, Gjakova e Peja./GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

 

Asnjë koment

Comments are closed.