23-11-2024

Prizren: Gjendja në KF Liria – Video mesazh nga “ARPAGJIK’T”

Tifozët e Lirisë “ARPAGJIK’T”, përmes një performance dje kanë bërë një reagim, rreth gjendjes në klub.

Postimi i tyre:

! JANARI PO VJEN !
!!! BONE MIRË OSE EC !!!
Në Prizrenin tonë të vjetër e gëzojmë një klub me traditë e krenari.
Jo shumë larg Shadërvanit ndodhet Stadiumi jonë “Përparim Thaqi”, ku në këtë tremujorin e parë, pamë një KF Liria që nuk dëshiron ta sheh asnjë qytetar prizrenas.
Hyrjen e Lirisë në Superligë ia besuam presidentit Kiqe, ndërkohë gjysëmsezona po përfundon me një performancë që e zhgënjej gjithë qytetin.
Premtimet që na u dhanë nuk na bëjnë të shqetësohemi për rënie nga liga dhe nuk besojmë se do të dalim edhe të gënjyer.
Klubi i Qytetit ka mbrapa gjithë Prizrenin, ku në zemrën e shumë qytetarëve gjen dashuri ndaj emblemës së KF LIRIA.
Performancat e dobëta, jo serioziteti, humbjet turpëruese, vetëm sa po e shtojnë mllefin e Arpagjikve dhe futbolldashësve prizrenas.
Ndeshjet e fundit kanë filluar edhe të na tërbojnë dhe askush nuk ka dëshirë të shoh ekipen në këtë gjendje amatore.
Gjatë ndeshjes LIRIA – Rilindja hapëm mesazhin “JANARI PO VJEN” drejtuar kryesisë së klubit.
Premtimet e dhëna për transferet e Janarit po i presim dhe shpresojmë, që premtimet mos ti merr era, prandaj është koha që kryesia e klubit të analizoj me seriozitet situatën e rënduar të klubit.
KF LIRIA po i mbush NJË SHEKULL ekzistencë e gjatë gjithë kësaj kohe breza të ndryshëm djersitnin fanellën me aq krenari për ngjyrat bardh e zi, është derdhur edhe gjak për te gëzuar ekzistencën e këtij klubi edhe sot.
ARPAGJIK’T e trashëguan këtë histori me krenari dhe kështu do vazhdoj përgjithmonë.
“KF LIRIA PËR DISA MUND TË JETË JO SHUMË ME RËNDËSI, POR PËR DJEMT E LIDHJES ËSHTË E SHENJTË”

 

Asnjë koment

Comments are closed.