27-04-2024

Prizren: Gjuajti me revole në një aheng, Policia interviston të dyshuarin

Një person është arrestuar nga policia dyshohet se ka shtënë me revole në një aheng familjar në Kojushë të Prizrenit.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari ka pranuar se ka shtënë me armë, e cila më pas i është konfiskuar së bashku me një karikator.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Asnjë koment

Comments are closed.