25-11-2024

Prizren: Gjykimi për rrënimin e objektit të “Abi Çarshisë”

Në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin ku po akuzohet Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi dhe pesë zyrtarë tjerë komunal.

Në të vërtetë, bashkë me deputeten Vrenezi për rrënimin e aneks objektit tek Abi Çarshia, po gjykohen edhe ish-kryeinspektori Islam Thaqi, inspektorja e ndërtimtarisë Egzona Morina Thaqi si dhe tre zyrtarët e Drejtorisë së Inspektoratit Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi.

Fillimisht në seancën e sotme, prokurori i shtetit Mehdi Sefa tha se lidhur me provat e propozuar nga mbrojtësi i të akuzuari Thaqi nuk mundë të deklarohem për faktin se avokati Blerim Mazreku, nuk i ka arsyetuar rrethanat dhe arsyet se përse trupi gjykues duhet t’i pranojë si provë për tu administruar.

Lexo edhe:

Në Prizren u përurua libri “Ngjarjet e lavdisë”, një kujtesë historike për vitet e 90-ta (foto)

Reagim për provat e propozuar nga avokati Mazreku, pati edhe nga përfaqësuesi i palës së dëmtuar avokati Taulant Hodaj, ku i njëjti i kishte kundërshtuar me anë të parashtresës së datës 08.11.2021.

Ndërsa, lidhur me këtë fakt avokati Mazreku, deklaroi se provat e propozuar janë të sqaruar se në cilat rrethana do ti vërtetoj dhe se me anën e këtyre provave do të vërtetohen se të gjitha veprimet e të akuzuarit Thaqi, kanë pasur për qëllim mbrojtjen e interesit të përgjithshëm e jo dëmtimin e ABI-SHPK.

Ndryshe, në seancën e sotme janë shikuar edhe video inqizimet, ku janë përfshirë deklarimet publike të të gjithë palëve në rastin e objektit “Abi Çarashia”.

Në fund, për shkak të përfundimit të orarit të punës, gjyqtarja Kicaj vendosi që ta ndërpresë shqyrtimin e sotëm, ndërsa seancat e radhës i caktoj për janar 2022.

Ndryshe, sipas aktakuzës, të akuzuarit duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit për “Abi” SHPK – Prizren.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur 20 dhjetor 2019, përshkruan që zyrtarët komunal Islam Thaqi, Jetmire Vrenezi, Egzona Morina Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje në atë mënyrë që realizojnë rrënimin e aneks objektit “Abi Çarshia” duke ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Tutje të pandehurit duke mos i përfillur vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi me ç ‘rast gjatë rrënimit, “Abi” ShPK në Prizren i shkaktojnë dëm në shumën prej 69.729.66 euro.

Drejtësia Sot

Asnjë koment

Comments are closed.