07-01-2025

Prizren: Goditet për vdekje një këmbësor në rrugën “Ekrem Rexha” 

Policia njoftoi se mbrëmë me datë 5 Janar 2025, në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa ngasësi i dyshuari drejtonte veturën me targa sllovene , dhe ishte duke lëvizur në rrugën “Ekrem Rexha”, në drejtimin të lagjes ‘’Arbana”, godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësorëve.

“Këmbësori goditet me pasqyrën e majte të veturës që po lëvizte në shiritin e majtë të rrugës me dy shirita në një kahje. Si pasojë këmbësori pëson lëndime të rënda trupore, i cili dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, nga ku pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, për shkak të lëndimeve të rënda trupore.

Zëdhënësi Rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi njoftoi se për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që ngasësi i dyshuar( V.S. 1987) të dergohet në mbajtje. Nga QKUK policia është informuar se viktima e rastit (S.K. 1965) ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.