Prizren: Hajnat vjedhin në një shtëpi në Malësi të Re, marrin para dhe një armë
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri.
Për një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë, në një shtëpi në fshatin Malësi të Re të Prizrenit, Prokuroria ka nisur hetimet.
Rastin e ka denoncuar në Polici pronari i shtëpisë, i cili ka raportuar se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij, duke thyer me forcë derën, pasi askush nga familja s’ka qenë në shtëpi.
Hajnat kanë arritur të vjedhin mbi 1 mijë euro para të gatshme, qindra franga zvicerane, si dhe një armë.
Pas marrjes së deklaratës së ankuesit, me urdhër të Prokurorit, është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve./PS