26-11-2024

Prizren: I dehur rrah gruan dhe vëllain, i bën për spital

Në Prizre është arrestuar një person pasi që ka rrahur bashkëshorten dhe vëllain e tij, raporton Gazeta e Prizrenit.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, njoftoi se i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike.

Raporti nga PK

“Prizren, 28.07.2021 – 05:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike ka sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij viktimën femër kosovare  dhe vëllain e tij mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje“./ĢeP/

Asnjë koment

Comments are closed.