Prizren: I jepet lamtumira e fundit të riut të vrarë në Gjermani
I është dhënë lamtumira e fundit, Nehat Elshani, i cili ndërroi jetë ditë më parë në Gjermani, pasi ishte therur me thikë në një lagje të Mynihut.
Familjarë, miq e dashamirë kanë marrë pjesë në varrimin e të riut në fshatin Medvec të komunës së Prizrenit.
I ndjeri tash e disa vite punonte në Gjermani.
I dyshuari për kryerjen e këtij akti raportohet të ketë qenë një kolegë me të cilin punonin bashkërisht.