17-05-2024

Prizren: Identifikohet i dyshuari që pranoi 3 mijë euro më shumë në këmbimore dhe nuk i ktheu

Është identifikuar sot i dyshuari i cili më 24 prill kishte pranuar gabimisht 3 mijë euro më shumë nga një këmbimore në Prizren dhe nuk i kishte kthyer.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari H.R. jeton dhe vepron përkohësisht jashtë Kosovës.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Stacioni Policor Prizren falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të identifikoj dhe lokalizoj vendqëndrimin e të dyshuarit H.R. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar) i cili jeton dhe vepron përkohësisht jashtë Republikës së Kosovës. Ai ishte i kërkuar nga ana Policisë së Kosovës me dyshimin për përfshirje në rastin ,,Shpërdorim i pasurisë së huaj’’. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ku janë gjetur prova të qëndrueshëm se i dyshuari në fjalë është i involvuar në këtë rast. Në lidhje me këtë është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në Prokurorinë Themelore në Prizren”, bëhet e ditur në njoftim.

Më 24 prill, H.R. i ka pranuar mbi 3 mijë euro para të gatshme nga këmbimorja “Franga” në Prizren ku në vend të 402 eurove i ishin dhënë 4025 euro.
Sipas Policisë, ankuesi kishte këmbyer të holla të valutës “Kron Daneze” me Euro dhe gabimisht i ishin dhënë mbi 3 mijë euro më shumë.
Sipas ankuesit, ka pritur nëse klienti i tij i kthen mjetet por meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, rastin e ka lajmëruar në Polici. /Teve1,info/

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Asnjë koment

Comments are closed.