22-11-2024

Prizren: Inspektorati paralajmëron largimin tendave e tavolinave në shatërvan

Zyrtarët lokal të Prizrenit kanë paralajmëruar se do të ndërhyjnë për t’ua  kthyer qytetarëve hapësirën publike, në qendrën historike,  të cilën tashmë po e shfrytëzojnë bizneset e këtushme,  duke ekspozuar  tenda, tavolina e ulëse.

 

Drejtori për Inspektorate, Islam Thaqi ka deklaruar se bëhet fjalë për restorant e ëmbëltore, që kanë vendosur tavolina e ulëse përtej hapësirës së lejuar, ndërsa aksioni pritet të nis javën e ardhshme, pas paralajmërimit paraprak, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”.

Ai tha se tashmë janë dhënë edhe urdhëresa për largimin e tendave të fiksuara, në zonën historike, ndërsa për ta sqaruar qëllimin e komunës, javën e kaluar ka pasur një takim me një grup të afaristëve nga kjo pjesë.  “Urdhëresa është bërë pasi duhet definuar dhe se ndërtimi i fiksuar duhet të trajtohet me ligj të ndërtimtarisë. Për këto raste kemi edhe ankesa nga sektori komunal për emergjencë, për shkak se veprimet e tilla shkaktojnë pamundësi për intervenime në raste emergjente”, ka thënë Thaqi.

 

Ai ka premtuar se do të merret me secilin rast të ndërtimit në qendrën historike, ndërsa paralajmërimet u janë dërguar 63 lokaleve.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.