Prizren: Inspektorët ndalojnë punimet në 5 objekte pa leje
Inspektorët komunal të Prizrenit kanë intervenuar duke i ndërprerë punimet në 5 objekte të ndryshme të cilat po ndërtoheshin pa leje.
Objektet janë në lokacione të ndryshme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, në faqen e tij të ‘facebook-ut”.
“Në Prizren duhet të vendosim rend dhe rregull, dhe të mos vazhdojmë më me të kaluarën”, ka shkruar ai.
Deri tash sektori për inspektorate në Prizren, disa herë ka njoftuar për ndërprerje të punimeve në rastet kur mungonte leja përkatëse për ndërtim. Kështu është vepruar si në objekte të banimit individual ashtu edhe në ato kolektiv.
Kreu komunal edhe në këtë publikim ka përsëritur se ndërtimet pa leje dhe uzurpimet e hapësirave publike nuk do të lejohen në asnjë rast./gazetaeprizrenit.net/