06-05-2024

Prizren: Institucionet dhe subjektet politike me mesazhe urimi për festën e Bajramit

Zyrtarët komunal dhe subjektet politike të Prizrenit, kanë uruar qytetarët e besimtarët islam për festën e Bajramit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në urimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të bërë në katër gjuhë, përfshirë edhe atë rome, urohet për sa më shumë mirëqenie dhe solidaritet.

“Pas muajit të agjërimit, solidaritetit dhe sakrificës, sot festojmë fitër bajramin, festa e solidaritetit me ata që kanë nevojë, me ata që janë të cenueshëm dhe me më të vegjëlit. Sivjet ashtu si na rekomandojnë institucionet shëndetsore dhe Bashkësia Islame këtë Bajram duhet të mbrojmë njëri-tjetrin. Pra duhet të festojmë ndaras dhe vetëm me familjet tona. T’i mbrojmë më të dashurit tanë. Festojmë të ndarë që të gëzohemi së bashku!, thuhet ndër të tjera në urim.

Prizrenasve të besimit islam, Fitër Bajramin ua urojnë edhe subjektet politike në Prizren: PDK, Vetëvendosje, LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe partitë tjera.

Në urimi e shefit të opozitës, Shaqir Totajt (PDK), thuhet se “Dega e PDK-së uron që kjo festë e sakrificës dhe e flijimit, të na e shtoj solidaritetin dhe dashurinë mes vete, për të përcjellë tutje, përpjekjet tona qytetare e njerëzore, drejt sukseseve dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tonë.

Me këtë rast uron edhe redaksia e portalit “GazetaePrizrenit.net”!

Me fat!

Asnjë koment

Comments are closed.