Prizren: Ish-asamblisti i AAK-së: UPZ është mbushur me familjarë të funksionarëve të Vetëvendosjes
Ish-asamblisti në Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e AAK’së, Ilir Baldedaj ka denoncuar publikisht degën e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë për punësime të familjarëve dhe bashkëpartikëve.
Baldedaj akuzoi ish-pushtetin lokal se ka ‘kapur’ Universitetin e Prizrenit ‘Ukshin Hoti’.
Ai tha se në Universitetin e Prizrenit për pozitën ‘zyrtare e lartë e pagave‘ u punësua Florinde Kryeziu Dakaj, e cila është bashkëshortja e ish-drejtorit të Emergjencës dhe kreut të zyrës së VV’së në këtë qytet.
“Florinde Kryeziu (Dakaj) është bashkëshorte e ish drejtorit të Emergjencave ne kohë e qeverisjes së LVV së .Tani z.Faruka Dakaj është përgjegjës i zyrës së LVV për Prizren. E pa konkurrencë ne konkursin për zyrtare të pagave“, ka shkruar Baldedaj.
Sipas tij, me konkurs të kurdisur u përzgjodh edhe Valbon Gashi dhe Shenaj Mani, të dy këta anëtar të VV-së shkruan Insajderi.
“Valbon Gashi kryetar në dy mandate i pikës së Atmaxhë dhe këshilltar i ish Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Prizren në kohën e qeverisjes së LVV Artan Abrashi . Në pozitën zyrtar për shërbime studentore ( me shkollim të fizioterapeutistit) me konkurs të kurdisur. Shenaj Mani kryetare e pikës së LVV së ne Dragoman edhe kjo e punësuar ne konkurs te kurdisur për Zyrtare për Arkivim pran UP Ukshin Hoti në Prizren“, tha asamblisti i AAK’së.
Tutje, Baldedaj ka shtuar se të tre emrat e përmendur më lartë janë detyruar që t’i mbyllin rrjetet sociale në mënyrë që të mos kuptohet aktiviteti i tyre në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndryshe, Baldedaj është mjaftë kritik edhe ndaj kryetarit aktual të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj nga PDK.
Partia Demokratike e Kosovës kishte arritur koalicion me Nisma Socialdemokrate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale në vitin 2021.