05-05-2024

Vidhen stoli ari e para në Suharekë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Sallagrazhdë, të komunës së Suahrekës.

Një ankues ka raportuar në Indeksonline se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, dhe kanë marrë stoli ari dhe para.

“Vjedhja ka ndodhë rreth orës 19:00. Na kanë përcjellë. Kanë hi kanë thy dy dhoma, kanë vjedh stoli ari në vlerë mbi 3 mijë euro dhe 100 euro para të gatshme” ka deklaruar ankuesi.

I njëjti njofton se rastin e ka raportuar edhe në polici.

Asnjë koment

Comments are closed.