Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Prizren, që ka rezultuar me konfiskimin e dhjetëra kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e disa personave.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni janë kapur rreth 18 kg marihuanë, si dhe janë arrestuar disa persona të dyshuar.
Sipas informatave të para, aksioni është zhvilluar në lokacione të caktuara, ku është gjetur dhe konfiskuar droga.