Dy persona të dyshuar (K/Shqiptar) janë arrestuar për shkak të gjetjes së substancave narkotike, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.
Policia bëri të ditur që gjatë kontrollit në veturën të dyshuarit, tek ulësja e pasagjerit është gjetur dhe konfiskuar një qese plastik në të cilën kishte pasur njëzet e dy (22) qese plastike të vogla me substancë të dyshuar për narkotik e llojit marihuanë, pesha e të cilëve ishte 11.92 gram.
Lidhur me rastin e mbrëmshëm, pak para orës 22:00, është sekuestruar edhe një telefon Samsung.
Me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net