20-04-2024

Prizren: Kapen me drogë pesë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme i ka arrestuar pesë persona të cilëve në veturë u është gjetur një sasi e vogël e substancave narkotike.

Pas arrestimit, personat e dyshuar janë intervistuar nga prokurori dhe janë liruar me procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar pesë te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre u janë gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 2.39 gram. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.