23-11-2024

Prizren: Kënde lojërash përballë hyrjes së spitalit

Lojëra fëmijësh janë vendosur në lokacionet përballë hyrjes së qendrës spitalore të Prizrenit, në të dy anët e rrugës, që karakterizohet me një frekuentim të dendur.

 

Lojërat janë vënë atje, derisa po afrohet “Dita e Karabashit”, që kremtohet në prag të Shën Gjergjit, në mënyrë tradiconale, duke mbledhur shumë njerëz në këtë pjesë të qytetit, që zhvillohet kryesisht në mjediset e Parkut, në pjesët dhe në rrugët përreth.

 

 

Hapja e këndit të tillë të lojërave për fëmijë, qoftë edhe e përkohshme, skaj një rrethrrotullimi, që përpos spitalit lidh edhe universitetin, qendrën, varrezat dhe pjesë të tjera të qytetit.

 

Nuk dihet nëse vendosja e tyre është bërë apo jo me pëlqimin e Komunës, por rrjedhimisht paraqet rrezik të madh për fëmijët, të cilët mbase nga dëshira për t’u argëtuar nuk e kanë vëmendjen tek kalimi nëpër rrugën e mbushur me automjete.

Asnjë koment

Comments are closed.