25-11-2024

Prizren: Kërkohet ekzaminim psikiatrik për personin që kanosi babanë

30 ditë paraburgim i ka caktuar Gjykata Themelore në Prizren A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje.

Sipas gjykatës i dyshuari me datë 23 maj, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri A.B., për shkak të problemeve psikikë seriozisht e kanosë të dëmtarin- babanë e tij, me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri i drejtohet me fjalët kanosëse të dëmtuarit “Kam me ju mbyt të gjithëve në shtëpi, e pastaj veten”, ku më pas i dëmtuari nga frika e lajmëron rastin në polici.

Gjyqtari i procedurës ka urdhëruar edhe ekzaminimin psikiatrik për të pandehurin.

Asnjë koment

Comments are closed.